Milan nuk ndalet – Ky është 35 vjeçari qe i tha ‘PO’ transferimit në ‘San Siro’

14:12 | 13 Korrik 2025

Skuadra e Milanit po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.

Pas transferimit të Samuele Riccit dhe marrëveshjes së arritur me Luka Modric, kuqezinjët kanë gati goditjen e radhës.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Milan ka arritur marrëveshje me portierin italian Pietro Terracciano.

35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, por si portier rezervë, pasi Mike Maignan do të qëndrojë dhe do të jetë titullar i padiskutueshëm.

Terracciano në shtatë sezonet e fundit veshi fanellën e Fiorentinës.

Komento: