Legjenda i futbollit italian po bëhet drejtor i Milanit

08:57 | 29 Maj 2019

Gjiganti italian Milan dëshiron rikthimin e legjendës si drejtor sportiv.

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, dëshiron të emërojë Paolo Maldinin si drejtor sportiv pas largimit të Leonardo.

Leonardo dha dorëheqjen si drejtor sportiv të martën, të njëjtën ditë kur trajneri Gennaro Gattuso dha dorëheqjen nga klubi i Serie A.

Gattuso e kishte konfirmuar largimin e tij më herët dje, duke thënë se po largohet pavarësisht se i kanë mbetur dy vite në kontratën e tij, ndërsa Leonardo kishte qenë në rolin e tij vetëm për një sezon, përcjell lajmi net.

“Idea, talenti dhe bazë solide, ne do ta sjellim Milanin përsëri në krye”, tha Gazidis në një fragment nga intervista e tij me Gazzetta dello Sport që do të publikohet më vonë sot.

”Dhe e dua Maldini si drejtor sportiv”.

Maldini – që numëron paraqitjen rekord me Rossonerët me 902 ndeshje përgjatë 24 viteve – u tërhoq në vitin 2009 dhe hodhi poshtë një ofertë nga klubi në vitin 2016 për t’u bërë pjesë e stafit, përpara se të merrte një rol nën pronarët e Menaxhmentit Elliot në muajin gusht.

Komento: