Muriqi “shpërblehet”, futet në formacionin e vitit në Turqi

10:15 | 29 Maj 2019

Sulmesi kosovar, Vedat Muriqi, ka marrë një lajm të mirë.

Vedat Muriqi ka përfunduar një sezon mjaft të suksesshëm.

Sulmuesi kosovar me skuadrën e tij Çaykur Rizesporin, ka arritur të futet në formacionin më të mirë të sezonit sipas Socascore.

Muriqi u transferua në Rizespor në vitin 2018, ku edhe kaloi sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Ai në 34 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Komento: