
Menaxher i ekipit të Italisë, Gabriele Oriali, pritet të kthehet në Inter si pjesë e stafit të Antonio Conte te Inter.
Gazzetta dello Sport raporton se Oriali do të marrë rolin e njëjtë në Inter, si ai që ka zënë për azzurët që nga viti 2014, përcjell ORAinfo.

Ish-mesfushori i Nerazzurrit dhe fituesi i Kupës së Botës 1982, tashmë kishte qenë pjesë e hierarkisë së klubit midis viteve 1999 dhe 2010 në role të ndryshme.
Megjithatë, ai u largua pas një grindje të hidhur me drejtorin e atëhershëm teknik Marco Branca dhe më pas u lidh me Conte në skuadrën e Italisë./ORAinfo/