
Njoftojmë opinionin publik, mediat dhe të gjithë sportdashësit se më 20 korrik 2025 do të fillojë edicioni i radhës i Turnirit Tradicional të Volejbollit “Genc Zyba”, i cili tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme sportive në rajon.
Ky turnir, i cili mbahet çdo vit në nderim të të ndjerit vlejbollistit Genc Zyba, bashkon ekipe nga vende të ndryshme të Kosovës dhe promovon sportin, shëndetin dhe shoqërimin përmes frymës së garës dhe respektit të ndërsjellë andaj ftojmë të gjitha të interesuarit të ndjekin nga afër këtë aktivitet, dhe kështu të bëhen pjesë e atmosferës sportive e festive që do të krijohet gjatë ditëve të turnirit.
📅 Data e fillimit: 20 korrik 2025
📍 Vendi i zhvillimit: Fusha e sportit te Shkolla Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh, Suharekë.
“Për më shumë informata dhe bashkëpunim medial, na kontaktoni në faqen,tonë në facebook KV”Genc Zyba””, thuhet në njoftim.