Izraeli lejon rifillimin e ndihmave ajrore nga Jordania dhe Emiratet për Gazën

15:28 | 25 Korrik 2025

Izraeli ka dhënë miratimin për rifillimin e hedhjeve ajrore të ndihmave humanitare drejt Rripit të Gazës, nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas të dhënave nga “The Times of Israel”, ndihmat do të koordinohen nga Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore dhe do të realizohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Burime nga autoritetet izraelite kanë njoftuar se hedhja e parë ajrore nga Jordania mund të ndodhë gjatë ditës së sotme. Kjo nismë vjen si vazhdimësi e operacioneve të ngjashme të zhvilluara vitin e kaluar.

Kujtojmë se në mars të vitit 2024, një prej hedhjeve ajrore të organizuara nga ushtria amerikane, në bashkëpunim me Jordaninë, Egjiptin dhe Francën, rezultoi tragjike, kur si pasojë e një defekti teknik humbën jetën pesë palestinezë.

Komento: