
Arsenal apo Chelsea? Duket se këtë zgjedhje nuk mund ta bëjë Cesc Fabregas.
Skuadrat e Londrës sonte (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 sipas kohës sonë lokale, zhvillojnë finalen e Ligës së Evropës për sezonin 2018/2019 në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku.
“Ato janë dy klube të mëdha që më kanë dhënë shumë në karrierën time”, ka deklaruar Fabregas për ‘Press Association Sport’.
“Natyrisht unë kam qenë te Chelsea kohëve të fundit. Tre muaj më parë isha duke luajtur me të gjithë këta lojtarë, shokë të ekipit. Ne fituam shumë, së bashku me tifozët, me klubin, kështu që kjo është padyshim një gjë e madhe”.
“Arsenal – çfarë mund të them? Kam kaluar ndoshta vitet më të mira të jetës sime aty”.
“Nëse më kërkoni të zgjedh mes këtyre dy skuadrave, mendoj se është e pamundur për mua”.