
UEFA vendos rregullt të ri të rreptë për vendet që s’e njohin Kosovën.
Presidenti i organit qeverisës së futbollit evropian, Aleksander Ceferin, tha të mërkurën se rregull i ri i obligon të gjitha vendet të pranojnë të luajnë ndaj ekipeve dhe kombëtares së Kosovës kudo që shorti ua kërkon.
“Ky rregull i obligon të gjitha ekipet të pranojnë të luajnë kundër ekipit kombëtar dhe klubeve të Kosovës si pasojë e shortit, qoftë në territorin e tyre apo në territorin e Kosovës”, tha Ceferin.
Kosova ka shanse të mira ta sigurojë kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, nëse jo përmes kualifikimeve atëherë përmes dy ndeshjeve të play-offit në Ligës së Kombeve. Por, katër shtete nga 12 sa do ta organizojnë EURO 2020, Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Spanja e humbi të drejtën e organizimit të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian U17 në shkurt, për shkak se kishte refuzuar ta njohë flamurin dhe himnin e Kosovës.
Si pasojë, UEFA vendosi që këtë ato ndeshje të luheshin në Zvicër, nën organizimin e vet UEFA-s në Nyon.
Megjithatë, UEFA ka sqaruar më vonë të mërkurën se do t’i lejojë vendet që nuk duan të jenë nikoqire të Kosovës, ndeshjen si vendase ta zhvendosshin në një vend neutral.