Dridhet Juventus, Milan bën këtë lëvizje për transferimin e Sarrit

12:22 | 30 Maj 2019

Maurizio Sarri ende nuk e ka të qartë nëse do të largohet nga Chelsea.

Por dy klubet italiane, Milan dhe Juventus, tashmë kanë bërë lëvizjet e tyre për transferimin e trajnerit italian në Serie A.

Juventusi ka kohë që është duke e kërkuar ish-menaxherin e Napolit, por ka edhe një tjetër kandidat të habitshëm në garën për shërbimet e Sarrit, përcjell ORAinfo.

Siç është raportuar nga Antonello Perillo i Rai Sport, AC Milan janë shumë të interesuar për Sarri dhe kanë përshpejtuar bisedimet menjëherë pas largimit të Gennaro Gattuso.

Në intervistën e djeshme pas ndeshjes se finales së Europa League, ku Chelsea u shpall kampion, Sarri nuk e përjashtoi largimin e tij nga Chelsea vetëm një vit pasi mbërriti në klub, duke zëvendësuar Antonio Conte në klubin anglez verën e kaluar.

Kështu, rruga e tij e ardhshme mund të çojë në kampionët e Serie A ose në Rossonerët, të cilët po kërkojnë të kthehen në ditët e tyre të lavdisë pas viteve zhgënjyese. /ORAinfo/

Komento: