
Ka ndërruar jetë Ylber Trolli, i riu nga Mitrovica, i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin bëri të ditur aktivisti mitrovicas, Liridon Kurti.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
“Përkundër vullnetit të madh për ta luftuar sëmundjen, përkundër dashurisë së madhe për të jetuar por i kënaqur plotësisht me caktimin e Allahut mbrëmë ndërroi jetë vëllau jonë Ylberi Trolli.
E lusim Zotin që ta shpërblejë në ahiret ashtu siç e bëri shembull në këtë botë për devotshmëri! Allahu ia baftë dritë e shpërblim secilin sekond të kaluar në dhimbje!”, ka shkruari ai.