
Arta Elezaj befason me transformimin e ri, mungesë në media, por rikthim në super formë.
Aktorja dhe influencierja e njohur, Arta Elezaj, kohët e fundit ka qenë larg vëmendjes mediatike dhe syve të publikut. Nuk dihet me siguri se me çfarë po merret aktualisht, mirëpo ajo së fundmi ka publikuar një fotografi të re.
Në foton e fundit, Arta është shfaqur e transformuar, pa kaçurrelat karakteristike që e kanë shoqëruar prej vitesh, por me flokë të drejta dhe në një formë fizike për t’u admiruar, shkruan Kosovarja.
Ajo duket më elegante se kurrë më parë, ndërsa një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është qenushi i saj.

Qenin e quan “my baby”.
