
Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Milanit dhe në ditët e fundit shumë lojtarë të Rossonerëve kanë marrë kohë për të falënderuar ish-menaxherin në rrjetet sociale për kontributin e tij në San Siro.
Gattuso qëndroi në krye të rosonerëve një vit e gjysmë në këtë pozitë, përcjell ORAinfo.
Lojtari i fundit që shprehu mirënjohje e tij ishte Gianluigi Donnarumma i cili shkroi një mesazh të shkurtër në llogarinë e tij.
“Faleminderit Mister, një njeri i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë, ishte një privilegj, ju përqafoj sikur më keni përqafuar shumë herë”, ka shkruar Donnaruma. /ORAinfo/
