KRU “Prishtina”: Zero tolerancë ndaj konsumatorëve që s’paguajnë faturat e ujit

12:26 | 07 Gusht 2025
KRU “Prishtina”: Zero tolerancë ndaj konsumatorëve që s’paguajnë faturat e ujit

Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka njoftuar se s’do të ketë tolerancë për borxhlinjtë, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e tyre thuhet se aksioni ndaj konsumatorëve që kanë borxhe do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Njoftimi:

Si pjesë e planit të vazhdueshëm në mbledhjen e detyrimeve për garantim me furnizim me ujë të pijshëm, aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve me borxhe ndaj shërbimeve të ujit do vazhdojë deri në fund të vitit 2025.

Por kësaj here me intensitet edhe më të shtuar.

Për lidhjet ilegale, të pa kompromis dhe 0 tolerancë.

S’ka ujë të trajtuar, pa paguar faturat!

Komento: