
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është nisur për të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.
Sekretari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka publikuar një foto me Ahmetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se liria nuk gjykohet.
“Sot nuk ka kufij mes nesh. Sot jemi një, në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë. Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, rrugës për në Prishtinë.
Sot nuk ka kufij mes nesh. Sot jemi një, në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë.
Liria nuk gjykohet. Liria mbrohet.
Dhe sot, jemi të gjithë UÇK!