Numër i madh i qytetarëve në shesh 1 orë para fillimit të protestës së veteranëve kundër Speciales, pamje

16:56 | 07 Gusht 2025
Numër i madh i qytetarëve në shesh 1 orë para fillimit të protestës së veteranëve kundër Speciales, pamje

Kanë nisur të mblidhen protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në pamjet e publikuara nga “IndeksOnline”, shihet se 1 orë para fillimit të protestës është një numër i madh i qytetarëve që po mbajnë në duar flamuj të Kosovës, Shqipërisë e UÇK’së.

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së për, sic thonë ata, padrejtësitë ndaj të akuzuarve në Hagë.

Protesta pritet të nisë në ora 17:00.

Komento: