Qytetarë nga anë të ndryshme nisin të mblidhen për protestën kundër Speciales

16:56 | 07 Gusht 2025
Qytetarë nga anë të ndryshme nisin të mblidhen për protestën kundër Speciales

Tashmë po bëhen përgatitjet përfundimtare për organizimin e protestës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim atje.

Qytetarë të shumtë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, rajoni dhe diaspora po arrijnë drejt Prishtinës.

Protesta, që do të fillojë në orën 17:00, organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. /EO

Komento: