Elsa Aliu është bashkuar me Visar Azemin e LDK-së në Ferizaj.
Njoftimi:
Mirë se erdhe në ekipin tonë, Elsa!
Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Elsa Aliut, studente e dalluar dhe aktiviste e zëshme që në moshë të re, me kontribut të vazhdueshëm për të rinjt e Ferizajit.
Ajo po i bashkohet një ekipi që punon me ndershmëri e përkushtim, jo për interesa të ngushta, por për një Ferizaj të jetueshëm për të gjithë.
LDK mbetet derë e hapur për secilin që angazhohet me dashni dhe nder për qytetin tonë!