Izmaku zyrtarisht kandidate për kryetare të Vushtrrisë

10:56 | 08 Gusht 2025
Izmaku zyrtarisht kandidate për kryetare të Vushtrrisë

Xhevahire Izmaku ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Vushtrrisë.

Në një postim në Facebook, Izmaku tha se me përvojën e saj dhe pasionin për qytetin, synon t’i shërbejë drejtpërdrejt komunitetit të Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë rrugëtim për ta bërë Vushtrrinë një vend ku shërbimet dhe cilësia e jetës janë prioritet për të gjithë, jo vetëm për individë”, tha tutje ajo.

Komento: