
Gjykata Kushtetuese e Kosovs ka marr vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që Kryetarin e kuvendit ta zgjedhin përmes votimit të hapur.
Sipas aktgjykimit të publikuar,kandidati i njejt mund të votohet vetëm deri në tre herë.
“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;”, thuhet n aktgjykim.
Tutje, në aktgjykimin e kushtetueses, është konstatuar se kryesuesi I seances konstituive, nuk ka vepruar në pajtueshmeri me akgjykimin paraprak.
“TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;”,thuhet nder të tjera në aktgjykim.
Gjithashtu,gjykata ka vendosur që të urdhrojë deputetët e kuvendit të Kosovës që brenda 30 ditve të zgjedhin kryetarin dhe nenkryetarët e kuvendit.