Azpilicueta ‘aksidentalisht’ e zbulon klubin e ri të Hazard

15:12 | 30 Maj 2019

Eden Hazard mbrëmë e ka konfirmuar largimin nga Chelsea.

E shoku i tij i ekipit, Cesar Azpilicueta ka zbuluar se Hazard po transferohet të në ‘Santiago Bernabeu’.

Azpilicueta ka thënë se shpreson që Eden Hazard të fitojë shumë trofe te klubit i tij i ardhshëm, Real Madrid.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se do të ishte trishtuese nëse ai largohet, por thotë se ëndrra e Hazardit është Real Madridi.

“Ai ishte shumë i qartë me klubin dhe kjo është arsyeja se pse edhe klubi është i kënaqur me të. Kjo është një mundësi e madhe për të. Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne dhe shpresoj se ai ende do të fitojë trofe te Real Madridi”, ka thënë Azpilicueta.

Komento: