Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

23:56 | 08 Gusht 2025
Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

“Më në fund ia kemi dalë të bëjmë paqe”, tha Trump.

“Armenia dhe Azerbajxhani zotohen të ndalojnë përgjithmonë të gjitha luftimet, të hapin tregtinë, udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit.”

SHBA-të po nënshkruajnë gjithashtu një marrëveshje dypalëshe me të dyja vendet për të zgjeruar bashkëpunimin në energji, tregti dhe teknologji, përfshirë inteligjencën artificiale.

“Ne gjithashtu po heqim kufizimet në bashkëpunimin mbrojtës midis Azerbajxhanit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Trump. “Kjo është një çështje e madhe.”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, kanë dhënë deklarata të rëndësishme lidhur me të ardhmen e rajonit të Kaukazit të Jugut.

Gjatë një deklarate, presidenti Aliyev theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj: “Ne do ta hapim një faqe të re dhe do t’u sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme të ndritur dhe të sigurt”, u shpreh ai.

Komento: