
Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të përbashkët në rajonin e Leposaviqit,kanë relizuar një aksion në Leposaviq, pasi sic u bë e ditur perms një njofttimi,aksioni u realizua pas informatae te cilat I kishte marr policia për një automjet të dyshuar që mund të transportonte mallra të kontrabanduara pa dokumentacion përcjellës.
Sipas njoftimit të policisë, në rastin e parë njësitë kanë hasur një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer.
“Gjatë patrullimit dhe kërkimeve në zonë, njësitë kanë hasur një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer. Brenda tij janë gjetur thasë plastikë dhe një sasi e konsiderueshme çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni. Automjeti ishte pothuajse i mbushur tërësisht me mall dhe është dërguar në Terminalin Doganor të Mitrovicës”,thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, n ë rastin e dytë të cilin e bëri të diturë policia ,u tha se u ndalua nje makin që po barte me vete mallra pa dokumentacionin përkatës.
“Njësitë antikontrabandes kanë ndaluar një automjet tjetër që transportonte pako të ndryshme mallrash. Pas kontrollit është konstatuar se brenda kishte kryesisht produkte ushqimore, pije joalkoolike dhe artikuj higjienikë, për të cilat shoferi nuk posedonte dokumentacion ligjor. Edhe ky automjet është dërguar në Terminalin Doganor të Mitrovicës për inventarizim të mallit.”thuhet në njoftim.