
Hysni Mehani është kandidati I propozuar nga Lvizja Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Skenderajt. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetin social në Facebook, ku thanë se Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri.
“Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin.”,tha LVV në rrjetin social në Facebook.
Vetëvendosje në postimin e saj, tha se Skenderaji në krye me Hysni Mehanin, do të ketë një administratë transparente.
“Me Hysniun kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, Skenderaj do të ketë një administratë transparente, investime të reja në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të fortë me qeverinë qendrore për projekte madhore zhvillimi.”,shkruan tutje LVV.