Gruda citon ish-gjyqtarë ameriaknë, ia sqaron VV-së se pse Kushtetuesja e kufizoi në vetëm 3 herë propozimin për kryeparlamentar

15:56 | 09 Gusht 2025
Gruda citon ish-gjyqtarë ameriaknë, ia sqaron VV-së se pse Kushtetuesja e kufizoi në vetëm 3 herë propozimin për kryeparlamentar

Përparim Gruda i PDK-së në një shkrim në profilin e tij në “facebook” i është kundërpërgjigjur reagimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për aktgjykimin e djeshëm dhe pikëpyetjet e ngritura nga ta për vendimin e Kushtetueses se një kandidat mund të propozohet vetëm 3 herë.

Gruda ka thënë se numri tre nuk është zgjedhur rastësisht, por mbi baza logjike dhe krahasimore të pranuara në doktrinën kushtetuese.

Ai thotë se analogjia e parë se pse është caktuar numri tre, është se Kushtetuta e Kosovës parashikon tre raunde edhe për votimin kur zgjidhet presidenti, dhe se analogjia e dytë është se shumica e vendeve evropiane, parashikojnë kufizime të ngjashme për raste të njëjta.

“Analogjia e parë: Kushtetuta e Kosovës parashikon tre raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit.Analogjia e dytë: Praktika e kushtetutave të shumë vendeve evropiane, të cilat parashikojnë kufizime të ngjashme në raste të këtilla.

Pra, numri tre nuk është zgjedhur rastësisht, por mbi baza logjike dhe krahasimore të pranuara në doktrinën kushtetuese”, ka shkruar ai.

Komento: