
Ka vdekur edhe personi i tretë pas të shtënave me armë zjarri në Gjilan, raporton Gazeta10.
Siç mëson Gazeta10, i plagosuri nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.
I dyshuari është Mefail Shkodra dhe ai ndodhet në arrati. Hetimet janë në zhvillim e sipër.
Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.