
Disa shtëpi janë përfshirë nga zjarri në Orllan të Podujevës, si pasojë e temperaturave të larta që kanë mbërthyer vendin.
Lexues të Kanal10 kanë dërguar pamje ku shihet se zjarri po përhapet me shpejtësi.
Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.
Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret. /Gazeta10
Për më shumë shihni pamjet: