Haradinaj uron 26-vjetorin e Doganës së Kosovës: Një shtyllë e sovranitetit dhe sigurisë

15:26 | 12 Gusht 2025
Haradinaj uron 26-vjetorin e Doganës së Kosovës: Një shtyllë e sovranitetit dhe sigurisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Doganën e Kosovës për 26-vjetorin e themelimit dhe diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, theksoi se ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të sovranitetit të vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e sovranitetit të vendit, duke mbrojtur kufijtë, ekonominë dhe sigurinë tonë.

Urime gjithë zyrtarëve doganorë për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe oficerëve të rinj për hyrjen në detyrë”, shkroi Haradinaj.

Komento: