
Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë Vetëvendosje për patriotizëm veç zgjedhor referuar mosndihmës nga Qeveria në detyrë e Kosovës ndaj Shqipërisë, e cila është përballur me zjarre të mëdha.
‘Flamuri s’fik zjarrin! Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës. Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep.
E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vllezërot e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje. Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla’’, ka shkruar ai.