‘Dridhet’ Barcelona, PSG zbulon synimin kryesorë për merkaton

20:36 | 30 Maj 2019

Barcelona është një nga skuadrat kryesore që po interesohet për 19 vjeçarin.

Bosi i Paris Saint Germain, Sheikh Al – Thani, ka zbuluar synimin kryesorë të skuadrës së tij për merkaton e verës.

Al – Thani raportohet t’i ketë thënë drejtorit sportiv të PSG, Antero Henrique, që të ndjekin me çdo kusht yllin e Ajax Amstredam, Matthijs De Ligt, raporton ‘Le10Sport’, transmeton lajmi.

Këtë kërkesë, bosi i kampionëve të Ligue 1 mësohet ta ketë bërë gjatë një takimi që ka pasur së fundmi me Henriquen, në Doha.

De Ligt do të largohet nga skuadra e Ajax gjatë kësaj vere, por skuadra e tij e radhës nuk është mësuar akoma.

Barcelona është një nga skuadrat kryesore që po interesohet për shërbimet e 19 vjeçarit, dhe ky lajm nga Parisi sigurisht nuk do të jetë i këndshëm për katalanët.

Komento: