Gjuajtje me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

23:02 | 18 Gusht 2025
Plagoset 27-vjeçari në Vushtrri, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja, policia po e kërkon të dyshuarin

Sonte në kryeqytet ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”. Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar”, theksoi Ahmeti.

Komento: