Zogaj i LDK-së: VV-ja nuk i ka as numrat, as fuqinë politike

14:56 | 20 Gusht 2025
Zogaj i LDK-së: VV-ja nuk i ka as numrat, as fuqinë politike

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka reaguar pas dështimit të seancave të sotme.

Zogaj ka thënë se VV-ja nuk ka as numra e as fuqi politike.

Postimi i plotë:

Nuk i kanë numrat, as fuqinë politike!

Maksimumi i tyre është 57 vota, larg nga 61 që u duhen për të kaluar tutje. Për këtë duhet marrëveshje politike, kompromis dhe vullnet. Ata nuk e kanë asnjërën. Janë të bllokuar në inate, në paaftësi dhe në mungesë lidershipi.

Komento: