James Rodriguez flet për të ardhmen e tij, befason me këtë vendim

10:10 | 31 Maj 2019

James Rodriguez po përflitet shumë për të ardhmen e tij.

Rodriguez ka hedhur poshtë mundësinë që ai të kalojë në Premierligë.

Lojtari së fundmi është paraqitur me skuadrën e Bayern Munich, ku luante si i huazuar nga Real Madridi.

Rodriguez me gjasë nuk ka bindur drejtuesit e Bayern për ta blerë kartonin e tij, dhe tani duhet të mendojë se ku do ta pres sezonin e ri.

Lojtari nuk e di skuadrën e radhës, por ‘Marca’ raporton se lojtari nuk dëshiron të luajë në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Emri i kolumbianit është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm në Serie A, me skuadrat e Juventus dhe Napoli si destinacion të mundshëm.

Komento: