E konfirmon policia: Vdes një person nga aksidenti tragjik në Jabllanicë, mësohet identiteti

18:43 | 21 Gusht 2025

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se rreth orës 15:50 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.

Si pasojë e aksidentit, ngasësi, mashkull i moshës madhore ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Mësohet se bëhet fjalë për Cen Ibrahimaj, rreth moshes 60 vjeçare. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Komento: