
Fatlum Gashi, 19-vjeçari që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
I riu ishte duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, ku gjendja e tij ishte kritike.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi.
Tragjedia është edhe më e rëndë, pasi në të njëjtin aksident ditë më parë humbën jetën edhe prindërit e tij.
Sipas të dhënave zyrtare nga departamenti i Policisë së Trafikut, numri i aksidenteve me fatalitet në nivel vendi, në 6 muajt e parë të këtij viti është është 44.
Një vit më herët, në vitin 2024, numri i personave të vdekur në aksidente komunikacioni ishte 97 dhe prej tyre 27 këmbësorë të vdekur.