
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se qëndrimi i tyre është i njëjtë.
Ai tha se pa marrëveshje politike nuk formohen institucionet.
“Duhet të kemi qasje serioze ndaj shtetit. Nuk është garë e ping-pong çështja e ndërtimit të institucioneve. Duhet konsistencë, pjekuri politike. E rëndësishme është që vendi të fitojë Kuvendin e Qeverinë. Ne jemi në qëndrimin që kemi qenë, me marrëveshje politike, pa marrëveshje nuk ndërtohen institucionet”, tha Limaj.