Erdhi në krye të parlamentit, Begaj me urim për Bashën

12:56 | 26 Gusht 2025
Erdhi në krye të parlamentit, Begaj me urim për Bashën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij në postin e kryekuvendarit.

Basha u zgjodh në seancën e katërt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!

Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Begaj në Facebook.

Komento: