
Sllavko Simiq ka dështuar të bëhet nënkryetar edhe në votimin e tretë. Ai sërish mori vetëm 10 vota.
Kundër ishin 56 deputetë. Abstenuan 21.
Para propozimit të tretë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk lejoi Igor Simiqin që të zgjasë fjalën teksa e falënderoi që “po e respektoni Kushtetutën e Kosovës, por duhet bërë propozimin”.
Lista Serbe ka nëntë ulëse nga 10 vendet e rezervuara. Ulësja e dhjetë është e deputetit Nenad Rashiq.