Ambasada italiane mirëpret zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar

15:26 | 27 Gusht 2025
Ambasada italiane mirëpret zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro, ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ambasada ka përshëndetur zgjedhjen e kryekuvendarit të ri, duke theksuar pritjet për funksionalizimin e plotë të institucioneve.

“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë’’, thuhet në reagimin e Ambasadës Italiane në Kosovë.

Komento: