Supremja hedh poshtë ankesën e VV-së kundër vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

13:26 | 29 Gusht 2025
Supremja hedh poshtë ankesën e VV-së kundër vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e parashtruar nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.3/2025, të datës 23 gusht 2025.

Me vendimin e PZAP-it të datës 23 gusht, ishte aprovuar ankesa e subjektit politik Lista Serbe, duke urdhëruar KQZ-në që të certifikojë këtë subjekt me listën e kandidatëve për Asamble Komunale dhe për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kurteshi dhe Krasniqi kishin kërkuar nga Gjykata Supreme dy ditë më parë anulimin e vendimit të PZAP-së dhe rikthimin në fuqi të vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe.

Komento: