Dhunë fizike mes zyrtarëve policorë dhe disa qytetarëve në Prizren (VIDEO)

17:26 | 30 Gusht 2025
Dhunë fizike mes zyrtarëve policorë dhe disa qytetarëve në Prizren (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon një rast ku zyrtarë policorë kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari.

Sipas videos së publikuar, thuhet se e tëra ka ndodhur vetëm pse qytetari kishte parkuar veturën në vend të palejuar.

Pamjet tregojnë momentin kur së paku tre zyrtarë policorë fillimisht fjalosen me qytetarin, e në ndërkohë, në tentim për ta arrestuar atë, edhe ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij. Të njëjtit në fund i vihen edhe prangat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Prizren, ndonëse nuk dihet kur ka ndodhur.

Për detaje të tjera Klankosova.tv do t’iu mbajë të informuar në vazhdim.

Komento: