Bregu i Zi i jep mbështetje të madhe Imri Ahmetit

19:58 | 30 Gusht 2025

Kryetari i Lipjanit dhe kandidati për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat tjetër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Bregu i Zi të kësaj komune ku është takuar me disa banorë atje.

Ahmeti ka thënë se ka marrë mbështetje atje, duke i falënderuar qytetarët e këtij vendi.

“Mbështetje si çdo herë nga Bregu i Zi. Faleminderit!✌🏻”, ka shkruar shkurt Ahmeti.

Komento: