Stuhia e fortë në gjithë rajonin – Parashutisti maqedonas bie në Shqipëri

20:26 | 30 Gusht 2025
Stuhia e fortë në gjithë rajonin – Parashutisti maqedonas bie në Shqipëri

Stuhia që mbretëroi rajonin tonë gjatë ditës së sotme shkaktoi jo pak telashe.

Nga Shqipëria vjen një raportim se një parashutist nga Maqedonia e Veriut, si pasojë e rërave të fuqishme, kishte devijuar fluturimin dhe kishte rënë në fshatin Alarup të Pogradecit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë janë informuar për këtë ndodhi nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Sportisti ka falënderuar shërbimet e Policisë së Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Komento: