Ish-kandidati i pavarur, Fatmir Bytyqi i uron “shërim” Nikoliqit të “djegur” nga Basha

21:26 | 30 Gusht 2025
Ish-kandidati i pavarur, Fatmir Bytyqi i uron “shërim” Nikoliqit të “djegur” nga Basha

Dy ditë pasi nuk i mori votat për nënkryetar Kuvendi, dikush shkoi t’i urojë shërim të shpejt deputetit të Listës serbe, Branislav Nikoliq.

Në fakt, Fatmir Bytyqi këtë e bëri me ironi, duke protestuar të shtunën për moskonstituimin e Kuvendit.

Ky para hyrjes së Parlamentit solli edhe një porosi në shqip, ku të gjitha zvarritjet për themelimin e legjislaturës së nëntë po i konsideron si përralla.

Prizrenasi, që në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidoi si i pavarur por që mori veç 121 vota, po e shfaq në këtë mënyrë pakënaqësinë me ngërçin politik.

Ky protestoi edhe të martën, ditën kur Dimal Basha u zgjodh kryekuvendar.

Nëpër gurët para këtij institucioni, ky shkroi emrat e personaliteteve të shquara të Kosovës.

E për krejt partitë politikë që tash nuk po e konstituojnë Parlamentin, ky gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar diçka.

Komento: