Ilir Latifi, jep lajmin e zi

18:30 | 31 Maj 2019

Nuk do të ketë meç për Ilir Latifin.

Ka nisur me probleme eventi “UFC Night Fight’ , i cili të shtunën në mbrëmje (1 qershor) do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë.

Një nga idhujt vendës, Ilir Latifi është dëmtuar në shpinë 48 orë para duelit, duke u detyruar të tërhiqet. Në këtë event, ai duhej të duelonte ndaj Volkan Oezdemir, por kjo sfidë tashmë është anulluar. Sfida kryesore e këtij eventi do të jetë ajo mes Alexander Gustafson dhe Entoni Smith.

“Për shkak të një dëmtimi në shpinë, Ilir Latifi është detyruar të tërhiqet nga eventi i së shtunës. Kjo përballje nuk do të zëvendësohet nga një tjetër dhe eventi i UFC Stokholm do të vijojë me 12 sfida”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga UFC-ja.

Komento: