
Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez nuk dëshiron të shkojë në Premier Ligë këtë verë, zbulon Marca.
Kolumbiani ka kaluar dy vitet e fundit në huazim në Bayern Munich, por ai do të kthehet në Santiago Bernabeu në qershor,përcjell ORAinfo.

Rodriguez ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim veror, pasi që Napoli dhe Juventus tani mendohet të jenë kryesuesit e garës për nënshkrimin e tij./ORAinfo/