
I dyshuari për vrasjen e aktivistit amerikan Charlie Kirk është identifikuar si 22-vjeçari Tyler Robinson. Lidhur me arrestimin e të dyshuarit, ka folur edhe presidenti Donald Trump, i cili tha se shpreson që i njëjti të “dënohet me vdekje”.
Tashmë është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e aktivisitit konservator amerikan, Charlie Kirk, i cili u vra më 10 shtator.
Tyler Robinson është i dyshuari 22-vjeçar i cili vjen nga Utah, shteti ku edhe gjeti vdekjen Kirku.
Mediat amerikane i kanë shpërndarë fotografitë e arrestimit të Robinsonit.
Kirku u qëllua fatalisht në fyt teksa po mbante një debat publik në njërin prej universiteteve të shtetit të Utah.
