Sarri zbulon përforimin e parë te Juventus

19:14 | 01 Qershor 2019

Zonja e Vjetër, tashmë ka gjetur trajnerin e ri por ka zbuluar edhe përforcimin e parë.

Juventus ka arritur një marrëveshje me Maurizio Sarrin dhe është në pritje të lirimit nga Chelsea. Më pas do të jetë koha që drejtuesit e bardhezinjve të përqendrohen në merkato për afrimin e lojtarëve cilësorë.

Sipas “Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri mund të marrë me vete edhe mbrojtësin e kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Futbollisti shkodran ka punuar me strategun toskan te Empoli dhe më pas edhe te Napoli, në tri vite shumë të suksesshme për të dy.

Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli dhe është në pritje të një ofertë konkrete. Për momentin ekipi që ka shfaqur më shumë interes është Atletico Madrid, një opsion që lojtari shqiptar do ta pranonte me kënaqësi.

Mbrojtësi i Napolit është në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e Maurizio Sarrit.

Komento: