Konsumuan karamele me kanabis që i gjetën në mbeturina – Helmohen tre fëmijë në Korçë

11:26 | 19 Shtator 2025
Konsumuan karamele me kanabis që i gjetën në mbeturina – Helmohen tre fëmijë në Korçë

Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë paraqitur në spitalin e Korçës pas konsumimit të disa karameleve pranë një koshi plehrash, të cilat kishin përmbajtje të substancave narkotike, konkretisht kanabis. Sipas shefit të Pediatrisë në Korçë, Robert Rado, vajza 3-vjeçare ka qenë në gjendje të rëndë dhe është dashur të intubohet, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën.

E vogla ka dalë nga intubimi, por gjendja e saj paraqitet e rëndë. Rasti është cilësuar si i pari i këtij lloji në vend për fëmijë kaq të vegjël, ndërsa mjekët paralajmërojnë për rreziqet serioze që këto substanca kanë në moshat pediatrike.

“Vajza 10 vjeçe në gjendje të mirë, vajza 7 vjeçe me parametra normale. Vajza 3 vjeçe në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorimi në mosha pediatrike është fatal. Në moshë të tillë nuk kemi pasur”.

“Ishte rasti i parë. 3 vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eliminohen deri në 15 ditë”, u shpreh Rado.

Ai tha se të miturat kanë konsumuar nga dy karamele me kanabis, teksa shtoi se analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak./TopChannel

Komento: