Luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i jep përkrahje të fuqishme Imri Ahmetit

14:19 | 19 Shtator 2025

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, po merr mbështetje të fuqishme nga luftëtarët më të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dëshmi e punës dhe angazhimit të tij korrekt e të drejtë për qytetarët.

Nga sot, përkrahjes së tij i është bashkuar edhe Meçan Zotaj, i cili gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së erdhi nga Shqipëria për t’i qëndruar në krah Kosovës. Pas luftës, Zotaj ka shërbyer për 10 vite si oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), duke vazhduar misionin e tij në shërbim të vendit, raporton ORAinfo.

Me gjithë vështirësitë e mëdha pas luftës, ai arriti të ndërtojë jetën e tij me ndershmëri dhe punë të palodhshme në komunën e Lipjanit, ku sot jeton e vepron me familjen e tij.

Përkrahja e Meçan Zotajt ndaj Imri Ahmetit vlerësohet si një mbështetje e rëndësishme dhe simbolike në fushatën e tij, duke reflektuar besimin që gëzon kryetari tek luftëtarët dhe qytetarët e Lipjanit. /ORAinfo/

Komento: