“Në Junik, me të parën” – Lumir Abdixhiku i jep përkrahje te fuqishme Ruzhdi Shehunt

21:07 | 19 Shtator 2025

Në Junik është mbajtur një tubim madhështor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku qytetarët e kësaj komune u rreshtuan fuqishëm përkrah kryetarit aktual, Ruzhdi Shehu.

Katër vite më parë, Juniku i dha besimin dhe mandatin LDK-së për ta udhëhequr komunën, ndërsa sot ky besim po kërkohet të vazhdohet edhe për katër vjet të tjera.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mori pjesë në këtë manifestim elektoral, duke i dhënë përkrahje të plotë kandidatit të partisë, Ruzhdi Shehut, për një mandat të dytë.

“Ruzhdi Shehu është kryetari i punës, i fjalës së mbajtur, i besës së dhënë. Prandaj, zgjedhja është e qartë. Më 12 tetor, Juniku do të flasë me një zë. Do të flasë për punën e bërë. Do të flasë për vizionin e qartë. Do të flasë për Ruzhdi Shehun. Do të flasë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Mesazhi ishte i qartë: Me të parën, për LDK-në dhe Ruzhdi Shehun! /ORAinfo/

Komento: